Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin nga Këshilli i Bashkimit Europian për mbylljen e këtij institucioni ndërkombëtar.
Thaçi, ka thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.
“Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit.
Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga
Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, – ka deklaruar Presidenti i Kosovës.
Ru.Do/ Fjala