“Dritë mbi plagë”, sprova antologjike që flet për gjenocidin në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulëzim Etemaj

Ndriçimi i krimeve serbe njëshekullore, veçanërisht atyre të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë (1997- 1999) është detyrë e përhershme jo vetëm e Kosovës nëpërmjet aktiviteteve intelektuale dhe institucioneve të drejtësisë shtetërore, por e gjithë kombit tonë dhe e botës demokratike nëpërmjet institucioneve politike etj., dhe në veçanti mekanizmave të drejtësisë ndërkombëtare.

Krimet serbe janë shtetërore, të strukturuara, të paramenduara qartësisht dhe të kryera qartësisht nga institucionet shtetërore të Serbisë. Duke mos përmendur spastrimin etnik në vetvete, shkatërrimin e vendbanimeve, objekteve kulturore, dëmet e mëdha materiale në përgjithësi, nëpërmjet rreth 400 akteve gjenocidare, krimet shtetërore serbe paraqesin qartazi gjenocidin kundër kombit shqiptar në Kosovë, pa përjashtuar edhe krimet serbe ndaj etnive të tjera në të njëjtën kohë. Në qeniet njerëzore të goditura bëjnë pjesë jo vetëm të vrarët fizikisht, të gjetur e të varrosur ose të rrëmbyer nga shteti serb e të pagjetur ende, por edhe të gjallët, në radhë të parë mijëra gra të dhunuara seksualisht.

Spastrimi etnik i dokumentuar ndërkombëtarisht nuk duhet të heshtet, por duhet të kanalizohet në pikëpamje juridike dhe politike. Shteti i Serbisë duhet dënuar për këtë gjenocid si kusht për paqen afatgjatë në Evropë. Në funksion të këtij qëllimi, por me karakterin e një homazhi artistik ndaj të gjitha viktimave të gjenocidit në Kosovë, po botohet ky libër me poezi që lidhet vetëm me tematikën e gjenocidit.

Përgatitja e librit ka nxjerrë në sipërfaqe edhe pozitën kritike në të cilën gjendet sot poezia shqipe. Debati i përshpejtuar dhe shterues në nivel kombëtar është i domosdoshëm dhe nuk duhet të shmanget më tutje. Është për përshëndetje interesimi për trajtimin poetik të tematikës së gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës. Vetëm brenda afatit u dërguan rreth 400 poezi dhe doli të jetë sfidë e vërtetë përzgjedhja e poezive që plotësonin njëkohshëm të dy kriteret e paracaktuara nga botuesi, respektivisht hartuesit e librit: tematikën dhe nivelin letrar. Poezitë e papërfshira s’do të thotë të jenë pa vlerë, por mund të mos e kenë plotësuar ose kriterin tematik ose atë letrar, por disa nga ato kanë vlerë që të botohen gjetiu. Nuk janë përfshirë as poezitë e ardhura pas afatit.

Lexo edhe :  ‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Ekipi vlerësues dhe përzgjedhës nuk ka pasur idenë se cilin autor po e vlerëson sepse, për objektivitet, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” ia paraqiti me anonimitet të autorëve. Po kështu, përtej çfarëdo paragjykimi për çfarëdolloj parapëlqimi të redaksisë dhe ekipit vlerësues-përzgjedhës, renditja e poezive në libër është alfabetike, A-Zh, nisur jo nga emrat, por sipas praktikës bashkëkohore, nga mbiemrat e autorëve. Sasinë e poezive të përfshira këtu e ka kushtëzuar vetëm kriteri i cilësisë së tyre i mbështetur në tematikën unike dhe vlerën letrare. Rrjedhimisht, kriteri i cilësisë na dha hapësirë për përfshirje të më shumë se një poezie nga një autor, por jo më shumë se katër nga i njëjti. Në këtë sprovë antologjike kemi rimarrë vetëm ca poezi tematike të botuara më herët nga poetë eminentë që nuk rrojnë më.

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV