Ndahet nga jeta publicisti i njohur, Basha reagon me një mesazh ngushëllimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kostaq Xoxës, publicist i njohur dhe gazetar në shtypin e pas viteve 1990.

Basha shprehet se ai ishte djali i gazetarit Zoi Xoxa, ndërsa thekson se profesor Kostaqi ishte mësuesi i palodhur, që mësoi shumë breza në Tiranë.

Postimi i Bashës:

Mësova me hidhërim të thellë largimin prej nesh të Kostaq Xoxës, publicistit të njohur, gazetarit aktiv në shtypin e pasviteve ’90 dhe djalit të një prej themeluesve të shkollës së gazetarisë moderne të viteve ’30, Zoi Xoxës.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën, e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore. Qindra mijë lexues e kanë patur Kostaq Xoxën një këshilltar të dorës së parë në letërkëmbimet publike që ai mbante në shtypin e shkruar.

Profesor Kostaq Xoxa ishte një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre “Liria”.

Me profesor Kostaqin kisha njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses time Meritës. Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen.

Me largimin e profesor Kostaqit, unë humba një mësues të vyer, kurse mësuesja ime Merita humbi njeriun e saj më të shtrenjtë.

Unë i gjendem pranë asaj dhe Nelit e Jetonit në këtë çast të dhimbshëm me bindje se ëndrra e Kostaq Xoxës që Shqipëria të bëhet vendi i së drejtës, vendi i denjë europian që ai dhe i ati i tij, publicisti Zoi Xoxa dëshironin, të bëhet sa më shpejt realitet. U prehtë në paqe!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

Lajme të tjera

Web TV