Gjermani/ Gati të rikthehet sërish karantina për vendet me rrezik të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak se laboratorët e kanë shumë të vështirë të përballojnë testet e shumta, kanë kërkuar që të ndryshohen rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani nga vende të ndryshme që konsiderohen si zona rreziku.

Për këtë ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar që për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë të rivendoset rregulli i karantinës së detyrueshme në vend të testimit për COVID-19.

Ngarkesa  e madhe në qendrat e testimit ka qenë një nga arsyet që çoi në përfundimin se karantina për ata që rikthehen në Gjermani të bëhet e detyrueshme.

Mbi 40 përqind e personave të cilët janë testuar pozitivisht me Covid-19 gjatë ditëve të fundit në Gjermani duket se janë infektuar pas daljes jashtë vendit.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë laboratorët në Gjermani janë duke bërë aktualisht rreth 875,000 teste në javë.

Por me ngarkesën e madhe të qendrave të testimit dhe të laboratorëve një numër i madh i gjermanëve janë në favor të politikës së detyrueshme të testimit.

Sipas sondazhit më të fundit të Deutschlandtrend të bërë për TV publik ARD, 93% e popullsisë thanë se kjo masë është një kërkesë e arsyeshme për të imponuar me detyrim.

Gjithashtu u arrit  në një tjetër domosdoshmëri për situatën pandemike me të cilën po përballet e gjithë bota: Gjermania duhet  duhet të përqendrojë testet  tek spitalet dhe të moshuarit.

Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët që kthehen në Gjermani pas pushimeve të verës apo vijnë nga vende të rrezikshme, por duhet të përqendrohen drejt spitaleve dhe qendrave të përkujdesjes për të moshuarit.

Lexo edhe :  Tatimet: Deri kur të futet në fuqi 'paqja fiskale' bizneset të kenë paguar detyrimet

Gjatë pushimeve janë infektuar më tepër të rinj që merrnin pjesë në party, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por tani pas pushimeve të verës, është me vend që “kapacitetet e testimit të përqendrohen më shumë tek të moshuarit dhe në institucionet e sistemit shëndetësor. Disa politikanë kërkojnë që në fokus të përfshihen edhe shkollat dhe kopshtet.

Kryetari i Fondacionit gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, tha deri tani kursi për testimet i ngjan një zig-zagu dhe kjo  i bën njerëzit të ndjehen të pasigurt./DW

 

Të fundit

Refleksion/ Mes pasionit dhe realitetit për ta shqepur Serbinë

Nga Leonard Veizi Kur një shqiptar merr rrugën për të parë ndeshjen e Kombëtares, ai nuk po blen thjesht një...

Zbulime arkeolgjike në liqenin e Bovillës, i takojnë mesjetës së hershme

Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndërsa ofron për vizitorët një peizazh të veçantë, si një destinacion mjaft interesant për...

NOTAT/ Manaj dhe Broja ‘ngelin’ në klasë, Hysaj më i miri për tanët!

Pas barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, "SofaScore" ka bërë me dije edhe notat e ndeshjes. Më i miri i gjithë takimit u shpall portieri...

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me armë gjatë një tubimi elektoral...

Masaniello, historia e vërtetë e “Che Guevara”-s napolitane

Epopeja e napolitanit Che Guevara, i cili, nga peshkatar, u bë udhëheqësi i revoltës napolitane të vitit 1647. Derisa u çmend dhe vdiq në...

Lajme të tjera

Web TV