OFL iu kërkon llogari trafikantëve në Durrës, Tiranë dhe Elbasan: Justifikoni pasuritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon t’u kërkojë deklarimin e pasurisë personazheve të ndyshëm të botës së krimit.

OFL-ja ka zbarkuar në 3 qytete duke u kërkuar kështu deklarimin e pasurisë 6 personave.

Këta persona duket t’i përgjigjen brenda 48 orëve të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e tyre do t’i dërgohen SPAKU-t për veprime të mëtejshme.

Konkretisht bëhet fjalë për ë dënuarit Eldi Çala, Klement Çala, Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku.

 

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët...

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte. Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

Lajme të tjera

Web TV