Modelja e famshme publikon foto me barkun e rrumbullakosur: Po rritet një ëngjëll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja me famë botërore, Gigi Hadid, ka qenë në fokus të mediave për shkak të të shtatzanisë së saj dhe faktit se nuk ka treguar asnjë foto të barkut të rrumbullakosur. Për këtë gjë ajo është akuzuar dhe nga fansat të cilët mendojnë se modelja nuk është e entuziazmuar mjaftueshëm për pritjen e ëmbël.

Mirëpo Gigi ia ka mbyllur gojën të gjithëve duke postuar ditën e sotme fotot nga fotoshooti me barkun e rrumbullakosur.
Gigi në një foto shihet e veshur me të bardha ndërsa barku i saj është i lënë jashtë, teksa krahas fotos shkruan ‘po rritet një ëngjëll’.

Ndërsa në fotot e tjera bukuroshja shihet e veshur me një tyl të bardhë transparent që i tregojnë më së miri format trupore por edhe barkun e rrumbullakosur.
Gigi Hadid 25 vjeç dhe Zayn Malik 27 vjeç kanë konfirmuar disa muaj më parë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ka.Li/fjala.al

 

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV