Çështja e detit me Greqinë, Balla i përgjigjet Metës: Ishit kundër interesave të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, u është përgjigjur deklaratave të presidentit Meta për çështjen detare me Greqinë duke i rikujtuar marrëveshjen me shtetin fqinj në vitin 2009.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nr.2 i Partisë Socialiste i kujton Presidentit Meta se ka qenë në qeverinë e Berishës kur kjo marrëveshje u nënshkrua dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese falë këmbënguljes së PS, sipas Ballës.

“Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese. Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë”, shkruan Balla, teksa shton se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të...

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Një raport i fundit Inteligjencës Amerikan i publikuar të mërkurën gjeti të meta të mëdha në konkluzionin e arritur se Presidenti rus Vladimir Putin...

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Lajme të tjera

Web TV