Është lënë e lirë Margarita Gjoni, 31 vjeçarja nga Shkodra e cila dhunoi psikologjikisht dhe fizikisht Brisilda Rrokun.
Ngjarja mori vëmendje mediatike pas denoncimit të video-skandaleve në rrjetet sociale, ku shihej teksa Gjoni ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Brisilda Rrokut.
Bëhet me dije se gjykata la të lirë Margarita Gjoni duke i dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje./Re.Gu/Fjala.al