Arrestohen 11 persona brenda 24 orëve në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona brenda 24 orëve. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, mashtrim, dhunë dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 11 shtetas, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

• F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

• A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë ndalimin e shtetasit A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” të shtetasit Sh.S., 44 vjeç, pasi në fshatin Ibë e Poshtme, shtetasi Sh.S., është konstatuar se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar pa lejen nga organet kompetente. Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Lexo edhe :  Top 3 personat më të kërkuar në Shqipëri

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “ Goditje për shkak të detyrës” dhe “ Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q.

•B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV