Gjyqtarja liroi Endrit Doklen/ Rama: Edhe kjo është pjesë e grupit KÇK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lirimi i ish-numrit dy të bandës së Durrësit, Endrit Dokle ka ngritur alarmin në opinion publik pas vendimit skandaloz të gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Ky rast nuk është anashkaluar as nga kryeministri Edi Rama, i cili sulmoi gjyqtaren Hoxha duke e përfshirë edhe atë në listën e grupit KÇK.

Duke folur në konferencën e përbashkët me komisionarin për Zgjerimin e BE-së Olivér Várhelyi, kreu i qeverisë shpjegoi se në ditët në vijim do të nisë aksionin e saj iniciativa ‘Anti-KÇK”. Për këtë ai informoi edhe vetë komisionerin për zgjerimin.

E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama.

Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh, përfshirë vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale pritet të lirohet nga burgu me kusht.

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, Enkeleida Hoxha, vendosi lirimin nga qelitë të tij pas disa vendimeve të mëparshme që i kishin krijuar lehtësira Dokles./Fjala.al/

Të fundit

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV