Kinematografia në zi, shuhet në moshë të re aktori i famshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur, Chadwick Boseman, 43 vjeç ka humbur betejën pas sëmundjes së rëndë prej të cilës vuante.

Ai ishte prekur nga kanceri dhe ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë familjes së tij.

Boseman vuante nga kanceri në zorrën e trashë, por kurrë nuk ka folur publikisht rreth diagnozës.

Lajmin e hidhur për vdekjen e aktorit të njohur amerikan e ka konfirmuar familja e tij. “Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë gjithë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Chadwick Boseman lindi më 29 nëntor 1977 në Anderson të Koralinës së Jugut.

Ai ka luajtur në filmat si: The Kill Hole, Gods of Egypt, Marshall, Get on Up, Captain America: Civil War, Spider-Man: Homecaming, Avengers: Infinity War, Black Panther etj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV