Gara City-Real për Mbappe-n, zbulohet çelësi sekret i klubit anglez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadrat më të mëdha të futbollit evropian janë të interesuara që të marrin në radhët e tyre Kylian Mbappen.

Ndër to, dy e pretendentët kryesor që mund të kenë pjesë të tyre lojtarin e Paris-Saint German, është Manchester City dhe Real Madrid.

Madrilenët vlerësohen si pretendentët favorit në transferimin e francezit, i cili pritet që të largohet gjatë merakos së verës nga PSG-ja.

Ndërsa, City po tenton të tregojë forcën financiare dhe po tenton me çdo kusht që ta marrë sulmuesin.

Ai ka refuzuar deri më tani rinovimin e kontratës me PSG-në dhe duket se largimi i tij nga Parc der Princes është i pashmangshëm tashmë.

Ndërsa, nga mediet vendase bëhet me dije se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është deklaruar i gatshëm të paguajë një shifër rekord prej 300 milionë euro për të siguruar transferimin Mbappes.

Media “El Confidencial” ka raportuar se Perez dhe Reali do përballen me konkurrencë të fortë nga Barça e City.

Duket se edhe Mbappe po pret me padurim të bashkëpunojë me trajnerin Pep Guardiola dhe kjo i jep më shumë mundësi skuadrës angleze për të marrë sulmuesin.

Ndërkohë duhet rikujtuar se marrëveshja e Mbappes me PSG-në është vlefshme deri në vitin 2022./Fjala.al/

Të fundit

Përfitimet e dietës me pak kripë! Cilat ushqime rekomandohen

Ndjekja e një regjimi ushqimor me pak natrium është diçka që shumë njerëz përpiqen të bëjnë për të përmirësuar shëndetin e tyre. E kjo...

4 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos rikujton ish-kryeministrin: Na mungon pa fund!

Megi Fino, vajza e Bashkim Finos, e ka kujtuar të atin në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij,...

Nga “kaubojsi” te kandidati që hyri në listë me 2 telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?

Në studion e “Of the Record” me Andrea Dangllin këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për...

Sot eklipsi i pjesshëm diellor, njerëzit në hemisferën veriore shijojnë shfaqjen qiellore

Njerëzit në të gjithë hemisferën veriore janë mbledhur për të kapur një paraqitje të shkurtër të eklipsit të pjesshëm diellor. Eklipsi arriti kulmin në Londër rreth...

Lajme të tjera

Web TV