Histori e rrallë, binjaket u bashkuan pas 25 vitesh falë Youtube

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anais Border dhe Samantha Futerman janë binjake. Por ato u gjetën pas 25 vitesh dhe krejt kjo falë kanalit Youtube.

Anais e cila ishte adoptuar në fëmijërinë e saj të hershme e gjeti motrën  e saj binjake, Samantha përmes Youtube.

Ato nuk dinin për ekzistencën e njëra tjetrës por qysh si fëmijë kishin stilin e njëjtë të flokëve, urrenin karotat e ziera dhe pëlqenin ngjyrat e njëjta të thonjve.

Anais u rrit në Francë ndërsa studioi në Londër kur një mike e saj postoi në Youtube një trailer të filmit në të cilin dukej se ishte ajo në film por në të vërtetë nuk ishte andaj ajo vendosi ta hulumtojë këtë rast e shokuar me ngjashmërinë e madhe.

Ajo mësoi se vajza që ishte pjesë e filmit quhej Samantha dhe ishte një aktore e re nga Amerika.

Pas një muaji hezitimi, Anais vendosi t’i shkruajë Samanthas në llogarinë e saj në Facebook.

Samantha u shokua po aq sa Anais dhe të dyja vendosën që të takohen dhe të kryejnë testet e ADN-së. U zbulua se ato të dyja kishin lindur me 19 nëntor të vitit 1987, transmeton Klan Kosova.

Ndonëse njëra u rrit në Francë e tjetra në Amerikë, ato u shprehën se ndihen shumë të lumtura që u gjetën pas 25 vitesh.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Armatoset Greqia! 25 miliardë euro për mbrojtjen, blihen armatime nga Izraeli

Greqia po armatoset. Sipas një vendimi qeveritar, shteti grek do të shpenzojë 25 miliardë euro për pajisjet e mbrojtjes...

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga Ministria e Brendshme Britanike. Një...

“Lufta” me Adriatik Lapajn, Agron Shehaj nxjerr një tjetër dokument për vjehrrin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe...

Nuk pranoi ndarjen, 23-vjeçari rrëfen vrasjen e Ilaria Sulës: Trupin e futa në makinë

23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. E reja u zhduk më 25 Mars, por trupi i pajetë...

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 %

Pushtimi i plotë rus në Ukrainë dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje të interesit “për mbijetesën” në Spanjë. Kështu, ndërtimi privat...

Lajme të tjera

Web TV