Lukashenko kërcënon BE-në: Do të bllokojmë rrugët tregtare për në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij.

Gjatë një vizite në një fabrikë qumështi, zoti Lukashenko tha se do të bllokojë vendet fqinje evropiane që të transportojnë mallra në Rusi nëpëmjet territorit bjellorus si dhe se do të devijojë eksportet bjelloruse, që aktualisht dërgohen nëpërmjet porteve të vendeve anëtare të BE-së si Lituania, në dalje të tjera.

Ai tha gjithashtu se ka urdhëruar gjysmën e ushtrisë së vendit të qëndrojë në gatishmëri luftarake dhe ka rënë dakord me Presidentin rus Vladimir Putin që trupat e të dy vendeve të bashkohen kundër një kërcënimi të mundshëm perëndimor.

“Nëse trupat e NATO-s afrohen, është e nevojshme të përdoret një grupim i përbashkët i forcave të armatosura, baza e së cilës është ushtria Bjellorusia”, tha Presidenti i Bjellorusisë.

Lituania, Polonia dhe Letonia kanë bërë thirrje që Evropa të ndërmarrë veprime më të forta kundër Aleksandër Lukashenkos, përballë një kryengritjeje gati tre javore popullore që nga zgjedhjet e 9 gushtit, që sipas opozitës u manipuluan për të zgjatur sundimin e tij 26-vjeçar. Zoti Lukashenko i ka hedhur poshtë këto akuza.

Që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë deklaroi se zoti Lukashenko kishte fituar mbi 80 për qind të votave dhe kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya rreth 10 për qind të tyre, mijëra vetë kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenko.

Ai ka thënë se protestat janë inkurajuar dhe mbështetur nga Perëndimi dhe ka akuzuar NATO-n për lëvizje të forcave pranë kufijve të Bjellorusisë. Por aleanca i ka hedhur poshtë këto akuza.

Lexo edhe :  Donald Trump lumturohet për "pushimin nga puna" të gazetarit kritik me të

 

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV