INSTAT: Bien me 2% pagat për administratën dhe sektorin privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvlerësohen pagat e punonjësve në shtet e privat. INSTAT raportoi se, punonjësit në sektorin publik, kryesisht ligjvënës, nëpunës të lartë Administratës në rang drejtorësh morën pagë mesatare mujore bruto me 97,951 lekë në muaj nga 100,949 lekë gjatë tremujorit të dytë. Pagat shënuan rënie me 2 ,1 për qind në këtë kategori të punonjësve publikë. Të dhënat i referohen tremujorit të tretë të vitit 2019.

Sipas raportimeve zyrtare paga mestarë bruto shënoi  rënie të dukshme edhe në sektorin privat sidomos në tregti dhe shërbime. Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve morën pagë mesatare bruto 38,797 lekë në muaj në tremujorin e tretë në krahasim me 39,736 lekë në muaj që morën në tremujorin e dytë të vitit 2019, me rënie me 2.,4% nga 3-mujori në 3-mujor.

Paga mujore bruto shënoi ulje edhe për kategori të nëpunësve, teknikëve, specialistëve dhe punonjësve të thjeshtë. Paga mesatare e kësaj kategorie arriti në 59,236 lekë në tremujorin e tretë në raport me 59,773 në tremujorin e dytë të vitit 2019 me rënie gati 1%.

Rënie shënuan edhe pagat e punëtorëve të thjeshtë, të cilët tremujorit të tretë të vitit të kaluar morën pagë mujore bruto 31,757 me një rënie 0,6 për qind në raport me tremujorin e parë. Në përgjithësi paga mesatare bruto sipas grup profesioneve ra me 1,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në raport me tremujorin e dytë 2019. Rritje modestë të pagës mesatare bruto shënuan vetëm punonjësit e bujqësisë dhe peshkimit me 1 për qind dhe specialistët me arsim të lartë më 0,6%.

 

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Vatër zjarri në Maliq, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në kodrat e fshatit Leminot të bashkisë së Maliqit. Forcave zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor kanë shkuar menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV