Elbasan, arrestohet 33-vjeçari/Vodhi artikujt ushqimor, tentoi të largohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar. Shtetasi me iniciale E. S nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej.
Menjëherë sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, shërbimet e policisë identifikuan dhe arrestuan në kohë rekord 33-vjeçarin.
Shtetasi me iniciale E.S, ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Njoftimi i plotë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë dhe veprimet e shpejta dhe profesionale çuan në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 33-vjeçarit i cili nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej.
Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan.
33 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./Fjala/Ke.Ba

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV