Ushqimet që largojnë nepsin për të ëmblat dhe karbohidratet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditshme është frenimi i nepsit të tepërt.

Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumërat dhe yndyrnat.

Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj.

Për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni. AgroWeb ju këshillon të konsumoni disa ushqime të veçanta për ta ndalur këtë neps.

Avokado

Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.

Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.

Vaji i kokosit

Mjafton të zëvendësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar ushqime të pashëndetshme do të largohet.

Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetshme që vaji i kokosit mban.

Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetshme dhe jo sheqerna.

Arra

Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate.

Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.

Lexo edhe :  Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

Karota dhe selino

Selinoja dhe karotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin.

Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka.

Pini ujë
Megjithëse teknikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme.

Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet.

Të fundit

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Horoskopi ditor, 19 Qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe....

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në...

Lajme të tjera

Web TV