Përmes një njoftimi zyrtar, ‘Air Albania’ bëri me dije se për fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë do të mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar.
Parashikohet të lejohen të udhëtojnë shtetasit italianë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit e huaj me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë transit në Itali, por që duhet të kenë blerë fluturimit deri në destinacion final.
Ndërsa për sa i përket fluturimeve nga Itali drejt Shqipërisë, sipas dekretit të fundit në fuqi të shtetit Italian, udhëtimet për turizëm nuk lejohen, por vetëm për arsye punë ose vizita mjekësore.
Për sa i përket karantinës është e detyrueshme, kur të ktheheni në Itali do të duhet të bëni 14 ditë karantinë në banesën tuaj. Për informacione të mëtejshme, Air Albania ju fton të kontaktoni shërbimin ndaj klientit, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7 në nr e kontaktit: +355 42 24 6000.