Nuk mundën të ndiqnin mësimin online, rinisin mësimin disa kategori të nxënësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka rinisur pjesërisht mësimi në disa nga shkollat e vendit që pas mbylljes së shkollave nga pandemia Covid-19.

Sot janë rikthyer në banka fëmijët e klasave të para deri në të pestë të ciklit fillor. Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit disa ditë më parë nga data 31 gusht deri në 11 shtator në  do të zhvillohet mësim plotësues vetëm për ata nxënës të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndiqnin mësimin online gjatë periudhës mars-maj.

Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020″, njoftoi më het Ministria e Arsimit.

Burime bëjnë me dije se në banka janë rikthyer rreth 4500 fëmijë të komunitetit rom, egjiptian dhe të shtresave në nevojë. Shkolla për pjesën tjetër të fëmijëve nis më 11 shtator dhe sipas udhëzimeve do të zhvillohet në bazë të protokolleve të caktuara nga Ministria.

Kujtojmë që shkollat u hapën gjatë fundit të muajit maj vetëm 2 javë për maturantët të cilët do të zhvillonin provimet./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës/ Rama mbërrin në Romë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, atje ku mbahet këtë të enjte “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet...

Lajme të tjera

Web TV