Zbardhet letra e Presidentit për Ramën, tre pikat që i kërkon Meta për çështjen e detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet letra që Presidenti Meta i ka dërguar Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e zgjerimit detar të Greqisë me 12 milje.

Presidenti Meta thekson se çështja e detit është me një rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare.

Ballkanweb ka zbardhur letrën zyrtare ku Meta i kërkon Ramës informacion të detajuar për komunikimin me Mitsotakis dhe të tjerë zyrtarë grekë, qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare si dhe veprimet që planifikon qeveria shqiptare në kuadër të një vendimi të tillë të njëanshëm nga Greqia për një zgjerim me 12 milje në ujërat e detit Jon.

LETRA E PRESIDENTIN META

Pak ditë më parë në parlamentin grek, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë z. Mitsotakis, sipas së cilës ai ju ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.

Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar mbi:

– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje

– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare

– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Lajme të tjera

Web TV