Veliaj: Përse Edi Rama duhet të marrë mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati më i madh politik aktualisht është për zgjedhjet e  vitit 2021. Nëse Edi Rama do fitojë një mandat të tretë apo opozita do rikthehet sërish në pushtet.

Por cili është mendimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Veliaj jo vetëm thotë që  Rama duhet të fitojë patjetër mandatin e tretë por jep edhe arsyet.

“Sepse disa punë janë ende të papërfunduara. Do të thotë që një mision është ende i papërfunduar. Unë besoj që misioni i rindërtimit  ku kujtoj psh: historinë e Shkupit, se si rindërtimi i Shkupit la shenjë jo vetëm për Shkupin por për gjithë Maqedoninë e Veriut.

Kur kujtoj këto historitë që thamë në Itali, në Amatriçe, në Aquila, në një nga qytetet më të rëndësishme në Itali. Gjithë Guardia di Finanzza është e bazuar në Aquila, atëherë këto nuk janë vetëm punë fizike llaç e tulla. Ky në fakt është një mision që do ngelet përjetë.

 Ky mision i rindërtimit duhet parë deri në fund. Kemi të paktën dhe dy tre vite punë që jo vetëm shtëpitë se ajo është një nga proceset por edhe shkollat, edhe muetë, edhe lagjet e reja. Kështu që unë si kryetar bashkie shoh që misioni i rindërtimit është një nga misionet tona kryesore.

Shoh që reputacioni i Shqipërisë ndërkombëtarisht me OSBE-në, ne vitin tjetër marrim vend në Këshillin e Sigurimit.

Prapë them që misioni është ende i papërfunduar. Për hapjen e negociatave dhe pastaj për futjen e Shqipërisë në disa binarë të pakthyeshëm kur vjen puna tek anëtarësimi në Bashkimin Evropian.Shoh që kemi punë të cilat duan një dorë të fundit dhe mandati i tretë do t’i blindonte këto histori suksesi. 

-Se ka fituar asnjë mandatin e tretë.

-Do ishte historike, e shoh që është e mundur. Është punuar me shumë pasion jo vetëm nga kryeministri por nga të gjithë. Sidomos kur kujtoj kryetarë të bashkive se mirë, keq unë në Tiranë kryeminisyrin e kam dy minuta larg me biçikletë. Për një mbledhje, për një vendimmarrje. Kur shoh kryetarë bashkish në kushte shumë të vështira, në Veri dhe në Jug, në vende shumë të varfra, në vende ku baza e taksapaguesve nuk është si në Tiranë. Se unë kam një fat që baza e taksa paguesve sa vjen e rritet. Kur je kryetar bashkie i Tepelenës, apo i Hasit, apo i Kukësit, apo i Gjirokastrës dhe baza vjen e ngushtohet, është akoma përpjekje më spartane për ta bërë një menaxhim të mirë.  Dhe kur shikoj kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës që shkon dhe shpërndan shishe në Kakavijë dhe nuk thotë: “Aaa kjo s’është puna ime, do pres sa të vijë ushtria dhe policia”. Ai e merr përsipër ndjen që mund të shkojë përtej detyrës edhe në kushtet modeste, atëherë unë besoj që kjo skuadër ka ende energjinë për të çuar deri në fund disa projekte madhore dhe besoj përsa i përket Tiranës rindërtimet dhe rikuperimi pas pandemisë janë projekte që vetëm Edi Rama mund t’i çojë përpara. Kanë kaq vite që vetëm merren me thashetheme, vetëm merren me akuza të rreme. Të paktën mbaj mend betejat në Tiranë. Nga beteja e fushës në Laprakë te beteja e këndit të lodrave. Që në një vend të botës do ishte komplet qesharake. Ish-presidenta apo presidenta në detyrë, apo ish-kryetar bashkie, nuk duhet të merren me lodrat e kalamajve.

-Kur PS ka qenë në opozitë, ka bërë ndonjë protestë gabim dhe tani që jeni në pushtet e kuptoni?

-Patjetër, por për kënde lodrash dhe për fusha futbolli kalamajsh kurrë në botë s’kemi bërë protesta.

-Kënde lojrash s’kishte atëherë.

-Ne si opozitë patjetër që kemi protesta, po fjala vjen a kemi protestuar ne për dëmshpërblimet e Shkodrës që u vonuan 10 vite? Se unë sapo raportova që shtatorin e kam mbyllur, kam mbyllur pjesën më  të madhe të nëntorit si për dëmshpërblimet, po flasim s’është mbushur akoma viti. Por para se ta bënim protestën për Shkodrën dhe për dëmshpërblimet e vonuara, fillimisht çuam kamionët me ndihma.

Për të thënë ne si opozitë do bëjmë sa kemi mundësi por do bëjmë dhe atë që kemi detyrë. Kurse kjo që unë u bë një vit dhe nuk kam parë një tullë ose një tjegull ose një mistri llaç, ose një kuti ushqimesh të ndihmojë patjetër që ka nevojë për opozitë por fillimisht ka nevojë për dhënie dore. Dhe për një parti që ka qenë tetë vite në opozitë dhe që vetëm i shtohen vilat duke qenë në opozitë. Mundësitë janë për të ndihmuar përpara se për të kritikuar. Megjithatë, kush jam unë që t’i jap mend opozitës që të bëjë punën e vet?

Thjesht po them se alternativa që kemi përballë është alternativë që është kundër këndeve të lodrave, shkollave dhe fushave të sportit. Dhe ndërkohë që pyetja që kam është sa kënde lodrash, fusha sporti dhe shkolla bëtë? Atëherë krahasojmë numrat. Numri ynë mund të mos jetë i kënaqshëm. Ne deri tani kemi bërë 62 kënde lodrash, mund të kishim bërë 162. Dhe hajde bëjmë vërejtje për këtë. Kemi në proces 33 shkolla, mund të kishim 333.

Por kur alternativa është zero, zero kënde lodrash, zero fusha sportive dhe zero shkolla… Unë e kam thënë. Jam gati të iki nga kjo bashki nëse më thoni një shkollë, që u mor nga themelet dhe u bë nga këta në momentin që alternativa është kjo, unë them që jo vetëm mandati i tretë është i nevojshëm, por është i detyrueshëm që të mbarojnë këto punë dhe këto procese.

Në këto shkolla, në këto kopshte, në këto kënde lodrash luajnë fëmijët e të gjithëve, të majtë dhe të djathtë. Dhe unë besoj jo vetëm për punët e brendshme por edhe për imazhin e këtij vendi edhe për ambicjen që ka jo vetëm si drejtues i OSBE-së nesër në Këshillin e Sigurimit dhe pasnesër si anëtar i Bashkimit Evropian, një mandat i tretë i Edi Ramës nuk është vetëm nevojë, është detyrë.

 

Të fundit

Nga 1 janari, bizneset do ta blejnë energjinë në treg të lirë

Liberalizimi i tregut të energjisë, i parashikuar fillimisht me ndryshimin e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i vitit...

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok

Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë shumë vende të botës janë...

Festival golash në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid mposht me “poker” Sevillan

Real Madrid ka festuar para tifozëve të vet në mënyrën më të mirë të mundshme suksesin në Kupën Interkontinentale, pasi ka mundur me shifrat...

Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku,...

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të...

Lajme të tjera

Web TV