Hyn në hapësirën e NATO-s avioni rus, “sfidon” bombarduesin amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Incidenti i fundit i avionëve rus me ato të NATO ka ndodhur ditën e premte, por  ndërkohë dje Pentagoni ka publikuar pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte  sipër Danimarkës, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagen.

Pamjet janë të qarta dhe tregojnë një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë së Moskës, teksa i afrohet bombarduesit amerikan jo më larg se 15 metra, në një akt sfide që tashmë po përsëritet me ritme shqetësuese.

Sipas deklaratave të NATO-s, incidenti paraqitet shqetësues sepse avioni rus ka thyer pa asnjë paralajmërim kufirin shtetëror të një vendi sovran si Danimarka, njëkohësisht edhe një hapësirë e kontrolluar nga NATO.

Moska mohon këtë mundësi, duke deklaruar se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar, duke mos thyer asnjë rregull, por rastet po ndodhin me frekuencë të tillë që nuk lejnë dyshime për një strategji që si synim të dukshëm ka të mbajë të lart tensionin.

Avioni rus u ngrit nga baza ushtarake e Kaliningradit, enklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë që gjithmonë e më shumë po shndërrohet në makth për NATO-n, nga afërsia që i lejon avionëve të Moskës të arrijnë në pak minuta në të paktën 8 kryeqytete europiane.

Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Spiropali: SPAK dhe GJKKO i kanë dhënë më shumë legjitimet procesit të integrimit në BE

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, Spiropali tha se Kuvendi ndan të njëjtin vlerësim me raportin e...

Lajme të tjera

Web TV