Bella Hadid i mahniti të gjithë, kush është stilistja shqiptare që veshi supermodelen në VMA ‘20?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Awards 2020’ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.

“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkroi Nensi në Instagramin e saj duke mos fshehur lumturinë e një momenti kaq special.

Megjithatë pas këtij momenti nuk ka munguar as postimi i Hadid, e cila ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Nensin.

“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar Nensi Dojaka stiluar nga vëllai im Carlos Nazario”, shkroi Bella në postimin e fundit në ‘Instagram’.

Me siguri ky moment duhet të jetë ndër më të bukurit për Nensin, e cila vetëm 3 vite më parë përfundoi studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa së fundmi sapo është diplomuar në studime pasuniversitare edhe në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV