Albin Kurti kërkon dënimin e Thaçit dhe Veselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Kunjufca, gjatë ditës së mërkurë kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kallëzmi penal i Vetëvendosjes u krye pasi sipas tyre presidenti Thaçi dhe kreu i PDK, Veseli kanë dhënë dëshmi të rremë për organizatën “Syri i Popullit”.

Kreu i Vetëvendosjes, Kurti pasi ka dëshminë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kërkoi që kallëzimi penal ndaj Thaçit dhe Veselit të kthehet në aktakuzë. Albin Kurti shprehu habinë se pse prokuroria nuk ka reaguar ndaj Presidentit të Kosovës Thaçi. Sipas Kurtit, presidenti ka marrë rolin e prokurorit pasi ka deklaruar se do të shtojë akuzat ndja tij dhe Glauk Konjufcës. Kurti shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë dhe tha se besonte se procesi do të përfundojë me dëmime për Presidentin dhe kreun e PDK-së.

Nënkryetari Vetëvendosjes, Konjufca pasi dha dëshminë në prokurori, tha se qëllimi i Thaçit dhe Veselit është eleminimi nga skena politike i Lëvizjes Vetëvendosje nëpërmjetdeklarimeve të rreme.

 

Burimi: KosovaPress

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV