Gëlltiti kokrrën e fasules, mjekët shqiptarë shpëtojnë foshnjën 9-muajshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë vetëm 9 muajshe i është nënshtruar një ndërhyrje, pasi kishte gëlltitur një kokërr fasule.

Kanë qenë mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

“Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.

Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit.

Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërkohë, nëna e fëmijës, Milica Stojkoviq ka falënderuar mjekët për punën e bërë. “Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë.

Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV