Kryedemokrati Lulzim Basha publikon raportin e EuCham lidhur me klimën e biznesit në Europë.
Ai thotë se raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar dhe sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.
“Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.
Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune”, shkruan Basha.
Ai shton se me planin e demokratëve, taksa e sheshtë do të jetë 9%, do të luftohet konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni, do ti jepet frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët./Bl.Ba/Fjala.al