Helmimi i opozitarit rus, Gjermania ashpërson tonin kundër Putin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merkel flet për “përpjekje për vrasje me helmim”. Helmimi i opozitarit rus, Aleksej Navalny bën që qeveria gjermane të ashpërsojë masivisht tonin kundër Putinit.

Reagimi gjerman nuk kishte si të ishte më i vendosur: Që kur opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet nga 22 gushti në spitalin e Berliner Charite, rrinte pezull pyetja, nëse dhe kur, e para së gjithash si do të reagonte qeveria gjermane ndaj sinjaleve të qarta për helmim të kritikut të regjimit rus. U fol për shumë zemërim, por një ton i ashpër me qeverinë ruse nuk ishte përdorur as nga kancelarja dhe as nga ministri i Jashtëm gjerman. Tani gjërat ndryshuan.

Në fillim u publikua një deklaratë shtypi e qartë dhe e prerë e qeverisë gjermane, ku thuhet, se helmimi është provuar tanimë “pa asnjë dyshim”.

Pastaj para shtypit doli ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ambasadori rus u ftua në “takim urgjent”.

Kupa u mbush

Për ambasadorin rus nuk u përdor fjala “u thirr”, forma më e ashpër e zemërimit diplomatik kështu mënjanohet. Por kjo është vetëm një nuancë, asgjë më shumë. Në fund del vetë kancelarja Merkel para shtypit për të shprehur zemërimin e saj ndaj Rusisë. Dhe flet për një “përpjekje për vrasje me helmim”. Më e qartë se kaq nuk mund të ishte qeveria gjermane, pas gjithë atyre zhvillimeve të së shkuarës, si aneksimi i Krimesë, përndjekja e opozitarëve deri në Gjermani, fushata dezinformimi të Moskës, me Navalnyn kupa u mbush. Edhe deklarata e mjekëve të Navalnyt është një tregues më shumë, sipas mjekëve, gjendja e Navalnyt është si edhe më parë serioze, ai duhet të mbahet në frymëmarrje artificiale dhe nevojitet një trajtim i gjatë. Nga brenda qeveria gjermane do dijë më shumë detaje, detaje të tmerrshme. Vështirë se mund të përfytyrohet diçka më e tmerrshme, se helmimi me një helm ushtarak.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti

Jens Thurau
Nëse kjo nuk është vetëm një formë sipërore e zemërimit, qeveria gjermane duhet tani të angazhohet brenda Bashkimit Europian për hapa të qartë kundër Rusisë. Moska duhet të flasë hapur dhe qartë, më në fund të angazhohet vërtet në zbardhjen e atentatit ndaj Navalnyt. Nëse kjo nuk bëhet, duhet të ndodhë diçka tjetër, ajo që të vjen ndërmend menjëherë janë sanksionet e reja.

Si reagon Putini?

Qeveria gjermane i hyn me këtë një rreziku. Nuk dihet, se çfarë bën presidenti Putin, kur ai vendoset nën presion – në Bjellorusi, në Siri, kudo ku po manifestohet gjithnjë e më qartë pretendimi i Moskës. Por nëse për Gjermaninë, nëse për Europën vlejnë ende diçka ato vlera të lirisë aq të ngritura në piedestal, atëherë ky reagim i ashpër është i nevojshëm. Ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë, se cilat do të jenë pasojat. DW/Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, Osmani ‘braktis’ takimin pa u përshëndetur me Ramën

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar mbledhja e Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është...

Mbledhja e dy Kuvendeve në Prishtinë, Rama i çon letër Kurtit

Ndërkohë që në foltoren e Kuvendit të Kosovës po mban fjalën Fatmir Mediu, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të...

Shkarkohet Dallëndyshe Bici, zbulohet emri që e zëvendëson në krye të IKMT-së

Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me vendim qeverie, më 31 korrik...

Rama këshillë Kurtit: Ngrini dialogun bilateral me Serbinë!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në senacën e përbashkët të parlamantetit të Shëqpërisë dhre Kosovës. Rama tha se Kosova duhet të ngrijë...

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Kemi shumë punë për të bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve Sipas Kurtit, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës...

Lajme të tjera

Web TV