Ndahet nga jeta mjeku i njohur, mesazhi prekës i kolegut në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Memo Boçi. Njoftimi është dhënë përmes rrjeteve sociale nga një tjetër mjek, eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho.

Ky i fundit shkruan se Dr. Memo drejtoi për 14 vjet sektorët e higjienës dhe epidemiologjisë në shkallë vendi.

“Duke vendosur t’i rikthehej praktikës së shëndetit publik, Dr. Memo u specializua në Paris për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS. Me kthimin në Shqipëri, me mbështetjen e OBSH ngriti Programin Kombëtar të HIV/AIDS të cilin e drejtoi deri sa doli në pension në vitin 2002.

Aty e kam njohur dhe kam punuar me Dr. Memon për 4 vjet, gjatë të cilëve kam mësuar jashtëzakonisht nga ky profesionist i shkëlqyer me aftësi të veçanta organizative dhe njohuri shkencore gjithmonë të update-uara”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

Dje humbi jetën Dr. Memo Boci. Për brezin e ri të mjekëve dhe infermierëve, ndoshta një emër i panjohur, por për brezat e atyre që u arsimuan ose punuan si bluza të bardha para viteve ’90, një personalitet shumë i njohur dhe i vlerësuar.

Në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Memo drejtoi për 14 vjet sektorët e higjienës dhe epidemiologjisë në shkallë vendi. Ata që punuan me të gjatë atyre viteve, shprehen me superlativa për doktorin si drejtues modern dhe vizionar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV