Putin si Stalini/ Do të sundojë derisa të vdesë, por tani si “kumbar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi rus, vetëm tre vite para se t’i mbarojë mandati i Presidentit, njohu botën me ndryshimet gjithëpërfshirëse në kushtetutën e vendit të tij që rezultuan në dorëheqjen e tërë qeverisë së tij. Ky veprim shokues është bërë në mënyrë që t’i japë më shumë pushtet parlamentit në Moskë e të dobësojë Presidencën.

Sidoqoftë, është frikësuese se lëvizja e radhës e Putin do t’i japë atij më shumë pushtet në periudhën kur ai gjendet në përfundim të mandatit të tij si president.

Eksperti Mark Almond, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Krizave në Oksford, beson se kjo masë e ndërmarrë nga Putin do të dobësojë ndikimin e pasardhësit e tij, ndërkohë që ai vijon të bëjë “punë të nëndheshme”.

DailyMail shkruan: “Deri në kohën kur të përfundojë mandati i tij i tanishëm në 2024, ai do jetë 70 vjeç, dhe me shumë gjasa do marrë rolin e “kumbarit”.

Kumbari i Kremlin-it

 Vladimir Putin is planning a huge constitutional shake-up in RussiaAlmond krahason rolin e ardhshëm të Putin-it me atë të liderit sovjetik të frikshëm, Joseph Stalin i cili sundoi me “një grusht të hekurt” derisa vdiq në vitin 1953.

Ai thekson gjithashtu se Kina komuniste në vitet 1980 kishte një udhëheqës të stilit “kumbar” në Deng Xiaoping dhe se ish-Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, vetëm vitin e kaluar, u tërhoq për të marrë një pozicion të ri si kreu i një këshilli “sigurie” udhëzues.

Dhe impakti i Putinit në publikun e Moskës, duket se është i fortë.

Programi “Radio Today” i BBC Radio foli me udhëtarët në kryeqytetin rus dhe vuri në dukje se shumica ishin përkrahës entuziast të burrit të fortë që mbeti në pushtet.

Një grua tha: “Ai është presidenti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë”.

Lexo edhe :  Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

“Nuk më intereson të ha rrepë dhe bar – Putin ka të drejtë të shpenzojë paratë tona për ndërtimin e mbrojtjes sonë.” është shprehur një tjetër.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV