Simbol i artit/ Meta, Rama e Basha, të prekur për humbjen e Xhevdet Ferrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika shqiptare ka reaguar me fjalët më të ndjera për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit. Të gjithë njëzëri e kanë quajtur Ferrin si një njeri simbol të artit shqiptar.

I pari ka reaguar presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar aktorin si një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë. Presidenti vijon më tej duke theksuar se kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme e ka prekur thellë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur dhe një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë më të dashur për ne, Xhevdet Ferri. Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë,” shkruan Meta.

Ndërkohë, kryeministri Rama shkruan se nuk ka fjalë për të përshkruar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri.

“Lamtumirë Xhodë! S’kam fjalë” shkruan kreu i qeverisë në postimin që e shoqëron me një foto të Ferrit në një nga filmat e njohur ku ka luajtur, “Përrallë nga e kaluara”.

Ndërsa, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se 40 vite në skenë, e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, ndërsa përmend kontributin e tij në radhët e Partisë Demokratike.

“Mësova me dhimbje të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta të Xhevdet Ferrit, njërit nga ikonat e kinematografisë shqiptare të viteve ’80 dhe një luftëtari të palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

40 vjet në skenë e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, në një kontributor të palodhur të artit të mirë që bënte bashkë Durrësin e Tiranën, provincën e metropolin, në një kontributor të atij arti që aq shumë u duhet shqiptarëve në rrugën e vështirë drejt lartësimit të dinjitetit njerëzor” shkruan ndër të tjera Basha. /Fjala.al

Lexo edhe :  Tradita shqiptare e dollisë, tashmë pjesë e pasurisë kulturore kombëtare

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV