Marrëveshja e 16 janarit 1991, ja çfarë firmosën Alia e Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 16 janar 1991, është firmosur marrëveshja e parë mes forcave politike që ishin në atë kohë, ku dy më të rejat ishin Partia Demokratike dhe ajo Republikane, që drejtoheshin nga Sali Berisha dhe Sabri Godo. Në marrëveshje gjithashtu ishin edhe PPSH, që përfaqësohej nga Spiro Dede, Partia Ekologjike e Namik Hotit, Bashkimi i Rinisë nga Lisien Bashkurti, Bashkimi i Gruas nga Lumturi Rexha, Bashkimet Profesionale dhe Shoqata e Veteranëve.

Në marrëveshjen e parë, palët ranë dakort që të ndërpriteshin grevat, që zgjedhjet e para pluraliste të shtyheshin dhe të mbaheshin më 31 mars 1991.

Por sot, politologu dhe analisti politik Afrim Krasniqi është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar shtyrjen e zgjedhjeve të 29 viteve më parë.

Krasniqi shkruan se gjithçka ka nisur me pakte dhe paradoske, deri në momentin që filluan protestat e studentëve. Sipas Krasniqit, e njëjta gjë po ndodh edhe sot, dakortësia për paktet, qetësia dhe debate mbi zgjedhjet.

Afrim Krasniqi

Si sot 29 vjet më parë! Kështu nisi, kështu vazhdoi, kështu do përfundonte! Midis paradokseve, pakteve, riciklimeve dhe debatit mbi zgjedhjet! Vendi kishte vetëm një muaj pluralizëm politik, fronti opozitar ende nuk ishte shndërruar në parti, “pluralizmi i masave” vijonte me subjekte fiktive, sapo kishte dalë dekreti i ri që mori në mbrojtje emrin e bustet e diktatorit, minatorët ishin në grevë dhe studentët të pakënaqur me gjendjen politike në vend ku vijonte të bashkëjetonte në një situatë surreale pluralizmi politik – partia shtet – opozita antikomuniste – emri i diktatorit në universitet dhe slogani “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Atë ditë, pak orë pas mbledhjes së Byrosë Politike, u mblodhën për bisedime pa media e publik regjimi dhe opozita. Ishin takime të niveleve të larta, ndaj edhe mbledhja u drejtua nga Ramiz Alia. Në fund u ra dakord, – të anulohen grevat dhe kërkesat ekonomike deri më 1 maj, të shtyhen zgjedhjet deri më 31 mars dhe të mbështetet qeveria në reformën e re ekonomike…!!!

Në këtë mënyrë, përmes paktit të 29 viteve më parë qeveria fitoi legjitimitet e ca javë qetësi, regjimi ndaloi protestat dhe vijoi të kontrollojë pushtetin e zgjedhjet, opozita fitoi 25 ditë kohë për të krijuar profilin e saj organizativ politik!

Pra, të gjithë të lumtur … me përjashtim të atyre që nuk e dinin se çfarë po bisedohej e dakordësohej, – pjesës më të madhe të qytetarëve, dhe natyrisht studentëve, të cilët, të vetëm dhe në kundërshtim me paktin politik të 16 janarit nisën protestat dhe çuan në rrëzimin e simboleve/emrit të diktatorit e bashkë me të edhe të qeverisë më 20 shkurt 1991!”, shkruan Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV