Konsulta me Metën, Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka dhënë një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me Presidentin Meta, kryeopozitari u shpreh se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër. Janë të lodhur nga propagandë, qytetaret kanë nevoje për punë, mjekët kanë nevojë për rritje pagash për tu përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor .

Të rinjtë kanë nevojë për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë këtu në Shqipëri.

Pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Shumica kërkojnë zgjedhje sot, për ne është e rëndësishme që procesi të jetë iu lirë dhe i ndershëm”, tha Basha./Bl.Ba/Fjala.al