Daçiç: Vuçiç: Nuk pranojmë ultimatum nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe ka bërë të ditur se Beogradi paraqet projekte ekonomike konkrete në takimin e Uashingtonit me delegacionin e Prishtinës.

Marko Gjuriç theksoi se axhenda e bashkëpunimit ekonomik do të ndryshojë plotësisht marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve. Ai shtoi se pret bisedime të vështira në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, tha në Beograd se delegacioni i kryesuar nga presidenti, Aleksandër Vuçiç, nuk do të pranojë ultimatum nga Kosova.

“Nëse dikush mendon se mund të vendosë nën presion Serbinë me axhendë të fshehur, jam i bindur se Vuçiç do t’i përgjigjet duke mbrojtur interesin tonë shtetëror dhe kombëtar”, është shprehur ai për televizionin publik serb.

Gjithashtu shtoi se nuk pret që të arrihet një marrëveshje politike në Shtëpinë e Bardhë, pasi në këtë drejtim nuk është përgatitur asgjë. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

Lajme të tjera

Web TV