Thaçi ‘bekon’ marrëveshjen: Faleminderit Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar marrëveshjen Kosovë- Serbi si dhe ka falënderuar SHBA, Donald Trump dhe Richard Grenell.

Thaçi thotë se zhvillimi ekonomik ka qenë gjithmonë prioritet i Kosovës, dhe kjo vjen pikërisht tashmë nga SHBA që i ka sjellë vetëm të mira sipas tij.

Ai gjithashtu shton se Kosova tashmë duhet të punojë për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump ????

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.

Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.

Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.

Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Lexo edhe :  Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme. HTH

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV