Rama përshëndet marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë: Asnjë tradhëti burra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë  e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë e ka përshëndetur dhe kryeministri Rama përmes një statusi ne rrjetin social Twiteer.

Rama u shpreh që njohja e Kosovës nga Izraeli ishte fruti më fantastik i kësaj marrëveshjeje. Kreu i qeverisë shkoi që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë s’behet me shpata virtuale kundër Beogradit e as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë./Jo.Be/Fjala.al

Statusi i plotë i Ramës:

ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!

Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona

Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike

Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!

Të fundit

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

U surprizua nga socialistët me tortë për 51-vjetorin/ Gjekmarkaj: Mos i keni hedhur helm

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në mënyrë të pazakontë, duke qëndruar në...

“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në...

Lajme të tjera

Web TV