Ajri i ndotur në jug të Evropës nxit protesta dhe ndalim të qarkullimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetet e Evropës Jugore janë duke u përballur me nivele të larta të ajrit të ndotur, si pasojë e verës së thatë dhe erërave të lehta. Ndalime të përkohshme në qarkullimin e makinave me naftë janë urdhëruar në disa qytete të mëdha italiane përfshirë kryeqytetin Romën, në përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes.

Ndalesat, që do të zbatohen në tri ditët e ardhshme, pritet të prekin rreth 1 milion makina. Në Bosnje-Hercegovinë, protestuesit kanë dalë nëpër rrugë me maska duke kërkuar që qeveria të marrë masa. Kjo pasi, ambientalistët e kanë përshkruar këtë situatë si emergjente.

Sarajeva është mes qyteteve me shifrat më të larta të ajrit të ndotur, e përcjellë nga kreyqytetet e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Serbi, ku qeveria ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën, banorët janë udhëzuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të anashkalojnë aktivitetin fizik.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se ngrohja me thëngjill dhe makinat e vjetra janë shkaktarë të këtyre niveleve të ndotjes. Ajo ka thënë se masat për ta luftuar këtë çështje do të përfshijnë kontrollet më të ashpra të emetimeve të makinave./REL

Të fundit

KQZ teston Platformën Elektronike të Regjistrimit për shqiptarët jashtë vendit

Të drejtën e ushtrimit të votës e ka çdo shtetas shqiptar, dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit diaspora...

Vendoset kënga e Luizit në shtëpi, Gerta Gixhari habit me veprimin: Ç’është ky…

Ditën e djeshme, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u vendosën këngët e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli. Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen...

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin

Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura të ulëta dhe pa reshje...

“IdentiTek”: Nuk do të ketë aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit. Ky...

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit...

Lajme të tjera

Web TV