Foto/ Dokumenti i njohjes së Izraelit nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e ka njohur Izraelin, më 16 prill 1949. Më 19 gusht 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike. “Fjala.al” ka siguruar një dokument të vjetër pikërisht atë të njohjes së Izraelit nga vendi ynë.

Shqipëria dhe Izraeli kanë përjetuar dy periudha krejt të kundërta në marrëdhëniet e tyre gjeopolitike dhe diplomatike. E para, përkufizohet me politikën refuzuese të regjimit komunist në vitet 1948-1990 dhe, e dyta, ajo pas viteve 1990, që përkon me qëndrimin dashamirës të shtetit shqiptar.

Shqipëria dhe hebrenjtë kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por dhe të dhjetëfishit që erdhën nga vende të tjera, mbi 2000.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte vendi i vetëm, ku numri i hebrenjve pas Luftës ishte më i madh se para fillimit të saj.

Sinjali i parë i ndryshimit të politikës së Shqipërisë kundrejt Izraelit ishte bisedë e iniciuar nga ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi, me homologun e tij izraelit, Mordechai Drori në mesin e majit të vitit 1990.

Më 16 mars 1991 në Romë, një takim midis ambasadorit shqiptar në Itali, Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit, Mordechai Drori, kristalizoi edhe të ardhmen gjeopolitike midis dy vendeve.

Dervishi e informoi Drorin, se në Shqipëri ishte themeluar Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, edhe e ftoi atë të ishte “miku special” në inaugurimin e saj në prill 1991.

Më 19 korrik 1991, Drori vizitoi Shqipërinë dhe u takua me ministrin e Jashtëm të atëhershëm shqiptar, Muhamet Kapllani, të cilit i dorëzoi ftesën e ministrit të Jashtëm të Izraelit, David Levy.

Më, 19 gusht 1991, ministri i Jashtëm, Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lexo edhe :  PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

Ministria e Jashtme e Izraelit propozoi që 25 studentë shqiptarë të merrnin pjesë në kurset e organizuara nga Departamenti Ndërkombëtar i Kooperimit të Ministrisë së Jashtme.

Në mesin e vitit 1998, Qeveria “Nano” vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Izrael. Ambasadori i parë i Shqipërisë në Izrael ishte Dashnor Dervishi.

Ambasadori i Izraelit në Romë, Avi Panzer, ishte gjithashtu ambasadori i parë jo-rezident në Shqipëri. Ai u pasua nga Amira Arnon, Irit Ben-Aba, Ehud Gol dhe David Cohen.

Ambasada e përhershme e Izraelit në Tiranë është hapur në gusht të vitit 2012. Ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri është David Cohen(2012-2015), i pasuar nga ai aktual, Boaz Rodkin (në detyrë nga prill 2015).

Ambasadorët e Shqipërisë në Izrael janë: Dashnor Dervishi, Bashkim Dino, Tonin Gjuraj, Qirjako Kureta, Bujar Skendo, Bardhyl Canaj (në detyrë).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, dhe presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.

Janë disa konsuj nderi të Shqipërisë në Izrael dhe ata janë qytetarët izraelitë: Rafael Faust, Menashe Getz (konsullata në Eilat), Avraham Rinot (konsulata në Haifa).

Konsuj nderi të Izraelit në Shqipëri kanë qenë apo janë: Bardhyl Canaj, Rodolf Xhillari (në detyrë, konsullata në Durrës).

Në Parlamentin e Shqipërisë është ngritur edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetare aktuale deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Në Shqipëri, që nga viti 1991 është ngritur Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, me kryetar Petrit Zorba./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, si renditen partitë

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur...

Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Kosova votoi për përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë, por pjesëmarrja ishte më e ulët se pritej. Dy milionë qytetarë ishin thirrur për...

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje...

Lajme të tjera

Web TV