Vajza e Silvio Berlusconit i cili prej disa ditësh ndodhet në spital ku po kurohet nga koronavirusi është shprehur se kjo sëmundje meriton kujdes ndaj së vërtetës.
“Mendoj se sëmundja e tim ati, njëlloj si e çdo qenieje tjetër njerëzore, meriton më shumë respekt, diskrecion dhe kujdes ndaj së vërtetës. Këto ditë nuk janë për konflikte dhe për të gjetur “fajtorin”.
Marina Berlusconi, me anë të një deklarate publike, iu kundërvihet kështu shkrimeve të publikuara në disa media lidhur me shtrimin e të atit dhe trajtimit luksoz që po i bëhet në suitë të dedikuar.
“Mund të jem naive, por nuk dorëzohem dot para faktit që ndaj ndjenjave familjare të hidhen baltë”, shkruan Marina.
Ajo shpreh mirënjohje për mjekët që po kurojnë të atin, duke i cilësuar si profesionistë të vërtetë./Fjala.al/Ke.Ba