Maqedoni e Veriut/ Gazetari: S’ka politikan në Ballkan i cili u poshtërua sikurse Vuçiç para Trumpit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari kontrovers i Maqedonisë Veriore, Milenko Nedelkovski e ka quajtur përulje qëndrimin (ulur në karrige) të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përballë presidentit më të fuqishëm në botë, Donald Trump.

“Nuk besoj se ka një politikan në Ballkan, madje edhe në Maqedoninë e vuajtur, i cili ka përjetuar një poshtërim të tillë. Kjo fotografi duhet të ketë një titull: “Siç e imagjinon Dzokica i vogël, unë jam i mirëpritur për qentë…”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se marrëveshja e nënshkruar  në Washington është e mirë për Serbinë derisa zbuloi edhe për diskutimet e brendshme që ndodhën atje.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini-Shengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shenzhen, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet”.

Vuçiç po ashtu ka thënë se marrëveshja nuk është trepalëshe, por mes Serbisë dhe SHBA-së, shkruan B92.

“Kjo nuk është një marrëveshje trepalëshe, por një marrëveshje dypalëshe. Pala e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” citon ai.

Të fundit

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti...

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua në një terren stërvitor...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

U vodh nga muzeu rreth 50 vjet më parë, gruaja refuzon të dorëzojë pikturën

Piktura ‘Madonna and Child’ (Maddona dhe Fëmija) e shekullit të 16-të u zhduk pa lënë gjurmë pasi u vodh nga një muze në Italinë...

Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie...

Lajme të tjera

Web TV