Policia australiane ka arrestuar me dhjetra qytetarë, pasi janë ngritur në protestë kundër masave të bllokimit.
Protestat u zhvilluan gjithashtu në Sidnei, Brisbane, Adelaide dhe Perth.
Në Melburn rreth 300 persona marshuan në kundërshtim me masat e ashpra që janë vendosur për një periudhë 30 ditore.
Kryeministi i Australisë, Scott Morrison tha se deri në kohën kur të ketë një vaksinë efektive qyetetarët janë të detyruar të mësohen të jetojnë në këtë mënyrë.
“Në mungesë të një vaksine, mund të na duhet të jetojmë në këtë mënyrë për vite,” tha ai.
Kujtojmë që qeveria e Australisë rivendosi karantinën dhe izolimin totalisht të Melburnit. Ru. Do/ Fjala.al