Rillogaritja e pensionit, rregullat e reja që hynë në fuqi në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që kanë dalë në pension pleqërie, por janë të kënaqur me shumën e llogaritur për të përfituar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kanë të dreth të kërkojnë rillogaritjen e tij. Nga janari i këtij viti kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentet që duhet të dorëzohen për rillogaritje pensioni.

Aplikimi  mund të bëhen online në portalin qeveritar e-albania.  Kërkesa për rishqyrtim përfitimi (pensioni) ofron mundësinë për të plotësuar një kërkesë online për rishqyrtimin e përfitimit tuaj  (sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar).

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë për rishqyrtim pensioni për të dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invalid, familjar dhe suplementar të parakohshëm.

Dokumentacioni i nevojshëm

Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania – Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni)” – Klikoni butonin “Përdor” – Plotësoni formularin përkatëse për këtë kërkesë 2. Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja. – Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. – Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. – Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë. – Ju mund ta ruani formën si draft për të vazhduar në një moment tjetër ose mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Lexo edhe :  Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

 Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës    

  1. Certifikatë familjare
  2. Vërtetim nga arshiva e ISSH-së, DRSSH-së për vjetërsi në punë
  3. Vërtetim për kontributet si i vetëpunësuar në bujqësi
  4. Vërtetim për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak
  5. Vërtetim nga Tatim Taksat për pjesëtarët që ka në ngarkim
  6. Vërtetim nga Zyra e Punës si punëkërkues
  7. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
  8. Dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë
  9. Vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit (të përndjekurit politikë)
  10. Vërtetim i pagës referuese modelar nr.02
  11. Vërtetim i pagës mesatare referuese modelar nr.03)
  12. Vërtetim i viteve të shërbimit modelar nr.03
  13. Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar nr.08
  14. Vërtetim page referuese të përfitimit shtetëror suplementar
  15. Vërtetim për periudhën e shërbimit në funksion apo detyrë
  16. Vërtetim për derdhje të kontributit suplementar
  17. Vërtetim i pagës referuese
  18. Vërtetim për periudhën e shërbimi

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti

  1. Vërtetim nga shkolla, kur fëmija është 18 vjeç – 25 vjeç
  2. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës
  3. Diploma e shkollës së lartë
  4. Fletëdrejtimi për në KMCAP dhe fletëdaljet nga spitali
  5. Analiza mjekësore sipas diagnozës
  6. Aktverifikim
  7. Deklaratë individuale për punësim
  8. Deklaratë individuale që nuk jam i punësuar

Të fundit

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e...

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka kaluar lirshëm mbi to: sulmet...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV