Iu premtoi kalimin në BE kundrejt parave, pranga 40- vjeçarit nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40- vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi u kap me 8 klandestinë në mjetin tip ”Mazda”.
Albert Ramaj u kishte premtuar klandestinëve kalimin për në BE kundrejt fitimit teksa u kap në lagjen nr.3 të Pogradecit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Albert Ramaj  40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2853528841600135

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV