Rama tregon rastin e mikut që humbi jetën nga Covid-19 dhe bën këtë apel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa ka kërkuar të tregohet kujdes nga pandemia dhe të sillemi sikur e kemi virusin, pasi mund të rrezikojmë përhapjen e tij tek të afërmit, tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, i cili e humbi betejën me Covid-19.

Rama tha se e njihte personalisht dhe ai ishte i ri. “Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri.

Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve“, tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata e shefit të qeverisë u bë nga Durrësi, në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2669634380021406/

Të fundit

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por,...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

Lajme të tjera

Web TV