Inter është duke punuar në merkato për të përforcuar skuadrën e Contes në mënyrë që të garojë për të fituar trofe sezonin e ardhshëm.
Tek zikaltërit janë afruar dy futbollistë me peshë si Hakimi dhe Kolarov, ndërkohë që pritet të mbërrijë edhe Arturo Vidal.
Megjithatë, drejtuesit zikaltër po punojnë për të përforcuar jo vetëm skuadrën e parë por edhe Primaveran. Ideja e fundit e tyre është futbollisti shqiptar, Kristian Dervishi. 17 vjeçari që aktivizohet tek Atalanta pritet të kalojë në radhët e Interit shumë shpejt.
Pas Rey Manajt, një tjetër shqiptar pritet të veshë fanellën zikaltër, pa harruar faktin që pretendent tjetër për tu afruar në Milano është edhe Marash Kumbulla.
Pa.Va/Fjala.al