“100 vjet vetmi”/ Shvarci apo Meksi? Përplasje dhe debate në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkrimit të publikuar në Gazetën ‘Fjala’ dhe dhe ‘Fjala.al’, në rrjetet sociale ka nisur një debat i gjerë se kush e ka përkthyer më mirë romanin e njohur “100 vjet vetmi”, Robert Shvarc apo Mira Meksi.

Gazetarë por edhe njerëz të letrave janë pozicionuar pro dhe kundër shkrimit të studiuesit Ardin Vehbiu, të publikuar në portalin e tij “Peisazhe të Fjalës”.

Sipas Vehbiut përkthimi i Meksit është i sakti, ndërsa i Shvarcit që është një përçudnim. Vehbiu mes të tjerave shkruan: Ja një këshillë për botuesit: mos i besoni reputacionit të përkthyesit!”

Lidhur me këtë, një nga zërat reagues që ka komentuar është Ardjan Angoni i cili shprehet se, “Nuk ka vend për krahasime, sidomos midis dy përkthyesve të mirënjohur.

Bëhet fjalë për një përkthim të vitit 1967, dmth 53 vjet më parë. Mbase përkthimi i parë i z. Shvarc. Dinjitoze znj Meksi në intervistën e saj. Çuditem me opinionet e panevojshme të të tjerëve”.

Ndërsa Ardi Stefa profesor i gjuhës dhe njohës i mirë i saj i cilëson të shkëlqyera të dy përkthimit.

“Markezin për herë të parë e shijova e u mahnita nga përkthimi i Robert Shvarc. Edhe përkthimi i Mira Meksit është i shkëlqyer. Secili ka veçantitë e veta.

E gabuar të bëhet krahasimi ndërmjet përkthimit nga përkthimi me përkthimin nga origjinali!”, shkruan profesor Stefa.

Reagimet e plota të disa prej zërave më të njohur:

Bujar Kokonozi- Robert Shvars, njeriu që na ka dhënë kënaqësi të jashtëzakonshme me përkthimet e Tij, nuk mund të ketë pika krahasimi. Respekt.

Klodeta Dibra- Janë dy përkthime të bëra në kohë të ndryshme nga dy përkthyes profesionistë, andaj bëhet i vështirë krahasimi. Shvarci mbetet në plejadën e përkthyesve brilantë.

Lexo edhe :  Arrestimi i Jurgis Çyrbes me urdhër të SPAK, Rama: Unë përgjigjem për punën time

Bahri Shaqiri- Pa diskutim Shvarc më i miri.

Anil Frasheri- Robert Shvarc ishte gjeni!

Bedri Alimehmeti- Shvarc ikonë e përkthimit në shqip.

Ardi Stefa- Të dy përkthimet janë shkëlqyera! Markezin për herë të parë e shijova e u mahnita nga përkthimi i Robert Shvarc. Edhe përkthimi i Mira Meksit është i shkëlqyer. Secili ka veçantitë e veta. E gabuar të bëhet krahasimi ndërmjet përkthimit nga përkthimi me përkthimin nga origjinali!

Gjithsesi, debati se cili nga përkthimet është më i mirë, duke vënë shenjën e plusit, minusit apo barazimit, duket shterpë në kushtet e sotme.

Ne kemi fatin të kemi përkthyes të nivelit të Robert Shvarcit, por dhe të Mira Meksit, që njohin mirë si gjuhën shqipe, ashtu dhe gjuhën nga e cila përkthejnë. Dhe në këtë rast debati nuk ka vlerë të zgjatet më./Blerina Balliu/Fjala.al

Ky është linku i shkrimit të plotë të studiuesit Ardin Vehbiu

https://peizazhe.com/2014/08/07/dhe-fajin-e-ka-purizmi/?fbclid=IwAR3CzphbHnaZXtz6-LXKgz8J3qF2E2y6vrB5k6mAKeR-QiqM8Uz2hXV7ccw

Ky është linku i shkrimit të plotë të botuesit të “Onufrit” Bujar Hudhri.

https://exlibris.al/perse-duhej-perkthyer-perseri-ne-shqip-romani-njeqind-vjet-vetmi-2/

https://www.facebook.com/roland.qafoku2020/posts/2858638277715624

Të fundit

FOTOLAJM/ Berisha ndjek live Ramën në konferencën e fundvitit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ndjek live në facebook konferencën e kryeministrit Edi Rama për festën e fundvitit. Ish kryeministri...

Rama: Shqiptarët që bëjnë transferta parash nga jashtë vendit, s’do kenë komision ekstra

Në konferencën e fundit me gazetarët, Kryeministi Edi Rama ka njoftuar që shqiptarët emigrantë dhe jo vetëm, të gjithë ato që bëjnë transferta parash...

Procesi i integrimit në BE/ Rama përgëzon administratën

Kryeministri Edi Rama në një konferencën e fundit për gazetarët ka folur për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij,...

Dietat, orët shtesë dhe…/ Shlyhen sot pagesat e prapambetura për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, që brenda ditës së sotme të...

PS në tym dhe flakë, ja lufta mes klaneve brenda selisë rozë

Partia Socialiste (PS), e cila prej vitesh ka dominuar skenën politike shqiptare, po përjeton periudhën e saj më të trazuar në histori. Brenda selisë...

Lajme të tjera

Web TV