Alibeaj: Nëse gabuam me heqjen e mandateve, populli nuk do na votojë më 25 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë dy çështje që PD për një pjesë të opinionit, ka  bërë gabim si forcë opozitare.  Heqja e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhje. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Alibeaj u shpreh se nëse këto cilësohen si gabime, këtë do ta vendosë vota e 25 prillit.

-Ne i dogjëm mandatet sepse ne nuk kishim një sistem gjyqësor i cili të kundërshtonte mazhorancën. Ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese që të paktën ligjet e dala në mënyrë flagrante të shqyrtohen dhe rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Dhe për këtë arsye çfarë bëmë ne? Fasa dë nuk kthehemi, do ishte rrënim jo vetë, i joni por edhe i demokracisë. Dolëm, besoj unë kemi bërë aktin e duhur, dhe sigurisht dita e gjykimit do jetë 25 prilli. Dhe besoj se do të na vlerësojnë. Analizën do duhet t’ia lëmë shqiptarëve. Nëse ndodh që shqiptarët vitin e kaluar më 30 qershor për shkak se ne nuk morëm pjesë në zgjedhje do të na konsiderojnë që kemi bërë gabim, faj, nuk e meritojmë ndoshta të jemi në politikë, e sigurt që nesër do na ndëshkojnë./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Luhaten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 6 Janar 2025

Sot, më 6 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.3 lekë. Euro sot...

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon/28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal...

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 6 janar 2025

Territori Shqiptar vijon të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të...

Zbulohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në datën 11 janar do të filloi dhe procesi i aplikimit për regjistrimin e...

Lajme të tjera

Web TV