Alibeaj: Gjovalin Loka dhe Albert Dervishi agjentë të Sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj hedh akuza të forta për policinë e shtetit. Një prej  tyre është se ai këmbëngul se  500 ish- pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit janë pjesë e policisë së sotme. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Alibeaj përsërit emrat e Gjovalin Lokajt dhe Albert Dervishit që kanë  qenë pjesë e Sigurimit.  Gjatë emisionit, gazetari Qafoku kujtoi se Loka dhe Dervishi kanë punuar edhe gjatë kohës  që PD ka qenë në pushtet.

-Sigurimi i Shtetit sot ka kapur policinë. Mbi 500 persona që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit dje, që kanë lyer duart me gjak ne vetë të parë, sot janë marrë dhe drejtojnë Policinë e Shtetit.

-Mund të na thuash ndonjë emër?

-Albert Dervishi, Gjovalin Loka.

-Kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit?

-Spiunë. Unë kam dalë në deklaratë për këtë çështje.

-Albert Dervishi dhe Gjovalin Loka e kanë nisur karrierën dhe kanë punuar edhe në qeverisjen e PD në ’92-’97  dhe 2005-2013.

-Më the thuaj dy emra dhe të thashë dy emra. Dhe janë dy zëvendës-drejtorë të Policisë së Shtetit.

-Kanë punuar dhe në administratën tuaj.

-Po diskutojmë janë-s’janë sigurimsa apo kur kanë punuar? Diktatura është kthyer në emra, është kthyer në strukturë, është kthyer në mënyrë të menduari, është rikthyer dhe si një regjim politik./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Nga Nadije Ahmeti Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit. Nëse dikush e sheh këtë...

Ngjyra e ndryshimit/ Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes...

Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Nga Mero Baze Të hënën në mëngjes, Sali Berisha do të transferojë kontingjentin e protestuesve nga “Rrugica” poshtë dritares së tij, te “Rrugica” poshtë dritares...

Zgjedhjet parlamentare/ Më 11 Janar fillon regjistrimi i Diasporës në “PER”

Drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla ka dalë në një komunikim për të lancuar se në 11 janar fillon regjistrimi i personave që do...

PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

Partia Demokratike do të jetë pro ndryshimit të Kodit Elektoral që lidhet me votën e diasporës, por ka edhe një kusht që pritet t’i...

Lajme të tjera

Web TV