Alibeaj: Berisha, duhet ta nderojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A duhet  të jetë Sali Berisha përsëri deputete i Partisë Demokratike? Kjo pyetje është bërë disa herë jo vetëm në strukturat e  kësaj partie, por dhe me gjerë sidomos  në media. Ky diskutim ka marrë më shumë kohë këto ditë gjatë verifikimit të figurave  nga Komsioni  i Vlerësimit të  kandidatëve për  deputetë në PD. Po si mendon Enkelejd Alibeaj, anëtari i kryesisë dhe një nga anëtaret e kabinetit të zotit Berisha kur ai ishte kryeministër? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Alibeaj u shpreh:

-Është për t’u përshëndetur ngritja e Komisionit për verifikimin e figurave të kandidatëve për deputet. Ajo që diskutohet më shumë në këto kohë është emri i liderit historik të PD, zotit Sali Berisha. Cili është shpjegimi juaj?

-Unë mendimin tim për Salli Berishën e kam dhënë që në vitin 2013. Në 2013 unë nuk isha në listë. Në një farë mënyre u mënjanova dhe jam shprehur që atëherë për rolin e Sali Berishës. E djathta e ka në ADN-në e saj politike që të mençurin, burrin e shtëpisë, babanë, e nderon, e respekton. Këtë kam thënë atëherë, këtë them dhe sot.

-Ju jeni duke tëhën që ai duhet të jetë sërish deputet?

-Ai do duhet t’i nënshtrohet të njëjtit proces siç po i nënshtrohen të gjithë. Dhe do të shihet, a ka performuar?

-A ka performuar Sali Berisha?!

-Ja e dhatë përgjigjen./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Nga Nadije Ahmeti Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit. Nëse dikush e sheh këtë...

Ngjyra e ndryshimit/ Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes...

Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Nga Mero Baze Të hënën në mëngjes, Sali Berisha do të transferojë kontingjentin e protestuesve nga “Rrugica” poshtë dritares së tij, te “Rrugica” poshtë dritares...

Zgjedhjet parlamentare/ Më 11 Janar fillon regjistrimi i Diasporës në “PER”

Drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla ka dalë në një komunikim për të lancuar se në 11 janar fillon regjistrimi i personave që do...

PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Elektoral, PD “presion” PS me amendamentin e saj

Partia Demokratike do të jetë pro ndryshimit të Kodit Elektoral që lidhet me votën e diasporës, por ka edhe një kusht që pritet t’i...

Lajme të tjera

Web TV