“Nuk fjeta gjithë natën”, Vuçiç rrëfen sikletet para takimit në Washington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç në një intervistë në televizionin publik RTS ka treguar për herë të parë ndjesitë dhe sikletet që përjetoi një natë para takimit në Washington.

Ai tha se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht. Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata. Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, thotë Vuçiç.

“Në Washington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin.

Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV