Gjatë verës të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të shkatërrojnë edhe pushimet më të mrekullueshme.
Ekspertët sugjerojnë disa receta për aromat natyrore që do të trembin mushkonjat, kështu që ju mund të shijoni kënaqësitë e verës dhe relaksin e saj.
Pluhur vanilje. Përzieni pluhur vanilje me locion për fëmijë në raportin 1 deri në 10 dhe aplikoni atë në të gjitha pjesët e hapura të trupit tuaj.
Vajra esenciale, karafil, borzilok dhe eukalipt. Aplikoni vajrat e holluara në zonat e ekspozuara të lëkurës (5-10 pika për gotë uji).
Jasemina. Vendosini degëzat e freskëta të jaseminit në dhomën tuaj. Kujdes, era e fortë e jaseminit mund të ndërpresë gjumin tuaj, kështu që është më mirë të hiqni degëzat nga dhoma e gjumit gjatë natës.
Karafili. Vendosni 5 g karafil në një gotë me ujë dhe vlojini ato për 15 minuta. Përzieni 10 pika të kësaj përbërje me 1 lugë, kaloni duke spërkatur në zonat e ekspozuara të trupit tuaj.
Degët e dëllinjave. Nëse vendosni të bëni një zjarr kur uleni jashtë, hidhni një degë të dëllinjës në të.
Vaj i pishës. Era e vajit të pishës i frikëson jo vetëm mushkonjat, por gjithashtu zhduk dhe buburrecat.
Rrënjët e grurit. Vendosni një grusht rrënjash të grira të grurit në 0,4 litër ujë dhe lëreni të zihet deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Lagni fytyrën dhe duart me këtë përbërje dhe as një mushkonjë e vetme nuk do t’ju afrohet./Bl.Ba/Fjala.al